
Ramadani: Janë 1001 mënyra për të kryer operacione të sundimit të ligjit në veri pa rikthyer tensionet e sigurisë

Opinionist i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, thotë se rikthimi i tensioneve të sigurisë në veri është gabim dhe i pakuptimtë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai i referohet aksionit të djeshëm të Policisë në veri.
Tutje, Ramadani tha se mbajtja e situatës së tensionuar në veri nuk është në favorin e Kosovës.
Postimi i plotë:
Rikthimi i tensionit të sigurisë në veri, gabim dhe i pakuptimtë!
Janë 1001 mënyra për të kryer operacione të sundimit të ligjit në veri pa rikthyer tensionet e sigurisë!
Mbajtja e situatës së tensionuar në veri nuk është në favorin e Kosovës, assesi! Dhe, sidomos tash pas disa shuplakave që mori Kosova nga partnerët ndërkombëtarë, sikurse ishte rasti i Këshillit të Europës!
Kujdesi strategjik i domosdoshëm!
(Kosova Sot Online)