Abdixhiku: Në historinë e Kosovës nuk ka pasur hajni të paprecedentë sa tash kur në pushtet është Kurti

  • A.P /
  • 21 May 2024 - 17:14
Abdixhiku: Në historinë e Kosovës nuk ka pasur hajni të paprecedentë sa tash kur në pushtet është Kurti

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka drejtuar akuza në drejtim të Qeverisë Kurti, duke thënë se manipulon me të gjitha statistikat që prezanton, ashtu siç i konvenon. Abdixhiku ka thënë se është i habitur sa hapur “mashtrojnë” nga kjo qeveri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përveç akuzave për mashtrim, Abdixhiku ka thënë se në historinë e Kosovës nuk ka pasur “hajni të paprecedentë” sa tash, kur në pushtet është Kurti. Sipas tij, çkado që prezanton Qeveria, është pjesë e një skeme mashtruese.

“I ki 250 milionë euro tendera njëburimorë, gjithë sistemi e njerëzit e tij…Hajni e paprecedentë najherë në histori të Kosovës. Asnjë gjë që e shihni nuk është e vërtetë, gjithçka është pjesë e një skeme mashtruese…Gjithçka që shihni është propagandë e pastër, manipuluese, me vetëdije të plotë. Çfarëdo argumenti që shihni, dije që është propagandë. Nuk mundem me besu sa hapur mashtrojnë. ”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka marrë shembull deklaratat për vendet e reja të punës, derisa ka shtuar se zyrtarët e qeverisë marrin për krahasim vitin që u konvenon më shumë, herë kur kanë qenë në qeveri e herë opozitë.

(Kosova Sot Online)