
Drenas: “Shtytje dhe ndihmë në vetëvrasje”, burri rrah partneren e tij, ajo duke ikur goditet nga një veturë

Dje në Drenas, një grua është goditur aksidentalisht nga një veturë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Policia e Kosovës njofton se viktima duke ikur nga dhuna që po ia shkaktonte partneri i saj, ka dalë në rrugë dhe është goditur aksidentalisht nga një veturë.
Si pasojë e kësaj, ajo ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.
Sipas mjekut ajo është jashtë rrezikut për jetë.
Njoftimi i policisë:
SHTYTJE DHE NDIHMË NË VETËVRASJE
Gllogoc 21.05.2024 – 01:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ishte fjalosur e më pas dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. E njëjta dyshohet se ishte goditur aksidentalisht nga një veturë, me ç’rast është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot Online)