Prishtinë: Tejkaloi lejen e ndërtimit, Inspektorati i Prishtinës vendos për rrënimin e një objekti

  • E.k /
  • 22 May 2024 - 11:48
Prishtinë: Tejkaloi lejen e ndërtimit, Inspektorati i Prishtinës vendos për rrënimin e një objekti

Në një postim të bërë në rrjetin social në Facebook të faqes “Kryeqyteti Prishtina”, ka bërë të ditur se sot ka filluar rrënimi dhe evitimi i tejkalimeve të lejes ndërtimorë të bëra nga ana e palës konform vendimit të Inspektoratit të kryeqytetit në një ndërtim në lagjen Arbëria, përcjell “Kosova Sot Online”.

Po ashtu në postim thuhet se inspektorati i Kryeqytetit vazhdimisht do të bëjë përcjelljen e rrënimit deri në përmbarimin e plotë të aktvendimit për rrënim të lëshuar nga inspektorët kompetent të kryeqytetit.

Njoftimi i plotë:

Pas pranimit të ankesave dhe inspektimeve në terren nga ana e Inspektoratit të Kryeqytetit, ka filluar rrënimi dhe evitimi i tejkalimeve të lejes ndërtimore të bëra nga ana e palës konform vendimit të Inspektoratit të Kryeqytetit në një ndërtim në lagjen Arbëria.

Inspektorati i Kryeqytetit vazhdimisht do të bëjë përcjelljen e rrënimit deri në përmbarimin e plotë të aktvendimit për rrënim të lëshuar nga inspektorët kompetent të kryeqytetit.

Perparim Rama

Florian Dushi

Kryeqyteti Prishtina

(Kosova Sot Online)