Deputeti i Vetëvendosjes: Ne do t’i fitojmë 50% të zgjedhjeve sikur herën e kaluar

  • A.P /
  • 22 May 2024 - 18:15
Deputeti i Vetëvendosjes: Ne do t’i fitojmë 50% të zgjedhjeve sikur herën e kaluar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka theksuar se nuk do të bëjnë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bajqinovci tha se këtë narracion e ka ndërtuar LDK-ja.

Ai mes tjerash ka pretenduar se Vetëvendosje do të qeverisë vetë, kurdo që të mbahen zgjedhjet.

“Ky është një narracion që LDK-ja duke e krijuar në publik, Nuk ka koalicion me PDK-në dhe nuk do të ketë, ne do t’i fitojmë 50% të zgjedhjeve sikur herën e kaluar kaluar dhe do qeverisim me vendin ashtu sic kemi qeverisur deri më sot. Ne s’kemi nevojë për PDK-në as nuk do futemi me PDK-në, ne do ta qeverisim vendin vetë, kurdo që mbahen zgjedhjet pas një muaji, dy muajve….” – u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)