Plagosja e tre personave në Pejë – arrestohet një person, i dyshuari kryesor në arrati

  • E.K /
  • 23 May 2024 - 08:40
Plagosja e tre personave në Pejë – arrestohet një person, i dyshuari kryesor në arrati

Tre persona kanë mbetur të plagosur mbrëmë në Pejë pas një përleshje që ndodhi në afërsi të një furre në këtë qytet. Për motive akoma të panjohura, viktimat, babai me dy djemtë u qëlluan me armë zjarri, ndërsa i dyshuari ka ikur. Policia dhe Prokurori i Shtetit kanë nisur hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar.

Një person është arrestuar gjatë orëve të natës (23.05.2024) pas plagosjes në Pejë.

I njëjti po dyshohet për dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale i tha Sinjalit prokurori i rastit Ersan Qavolli.

“Mund të ju konfirmoj që kemi arrestuar një person ai po dyshohet për ndihmë në pas kryerjes së veprës penale. I dyshuari kryesor është ende i paarritshëm në arrati. Ai tashmë është i identifikuar policia po punon për kapjen e tij”, tha Qavolli.

Ndërkaq i dyshuari kryesor për rastin, Agron Gashi i cili po dyshohet për veprën penale – vrasje e rëndë në tentativë është ende në arrati dhe Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij.

(Kosova Sot Online)