Ministri britanik shihet i zbathur në tren

  • E.K /
  • 23 May 2024 - 11:16
Ministri britanik shihet i zbathur në tren

Ministri britanik i Çështjeve të Veteranëve, Johnny Mercer, u ka thënë njerëzve të “rriten” pasi një foto e tij i ulur zbathur në një tren për në Londër u bë virale në rrjetet sociale.

Fotoja u publikua fillimisht nga The Times dhe Mercer dyshohet se është fotografuar nga një prej pasagjerëve. Fotoja është realizuar më 6 maj, por vetëm ditët e fundit ka nisur të përhapet masivisht. 

Përdoruesit e rrjeteve sociale kritikuan ministrin për heqjen e këpucëve dhe çorapeve në transportin publik, por ai këmbëngul se nuk bëri asgjë të keqe. 

“Kështu që një njeri i çuditshëm shkoi përreth dhe bëri një foto të laptopit tim ndërsa unë po lexoja e-mailet private. Këpucët dhe çorapet e mia ishin të zhveshura sepse sapo kisha kaluar me biçikletë nëpër Dartmoor në shi” tha Mercer. 

Zëdhënësi i kryeministrit britanik Rishi Sunak iu përgjigj pyetjes së një gazetari se nuk është në rregull t’i heqësh mbathjet në tren. Ai njoftoi se Sunak do të bisedonte me ministrin e tij për rastin. 

(Kosova Sot Online)