Dodik: Tregimi se në Srebrenicë u vranë 8 mijë e 300 njerëz është gënjeshtër

  • E.K /
  • 23 May 2024 - 12:58
 Dodik: Tregimi se në Srebrenicë u vranë 8 mijë e 300 njerëz është gënjeshtër

Kreu i Republika Srpskas, Millorad Dodik, i cili ndodhet edhe në listën e zezë të SHBA për përpjekjet e tij destabilizuese, në ditën kur pritet të kalojë në Kombe të Bashkuara Rezoluta për Srebrenicën ka thënë se “tregimi që në Srebrenicë janë vrarë 8 mijë e 300 është një gënjeshtër”, shkruan Dnevnik.ba.

Këto deklarime Dodik i ka bërë përgjatë vizitës në Bratunac dhe Srebrenicë, vizitë që thotë se po e bën për të tërhequr vëmendjen për “padrejtësinë historike që i është bërë popullit serb”

“Fakti që të fuqishmit në botë dhe fqinjët tanë e shpërfillin plotësisht, përkatësisht se 3500 serbë vdiqën në krimet e bëra nga struktura myslimane në këto zona dhe që askush nuk u mbajt përgjegjës për ato krime”, ka thënë Dodik .

Dodik duke mohuar gjenocidin e ndodhur në Srebrenicë, ka thënë se në OKB po bëhet “përpjekje për të vendosur faj kolektiv mbi serbët”.

“Në mënyrë të fshehtë, e cila është menduar me shumë zgjuarsi, për të përkujtuar ditën e gjenocidit të supozuar në Srebrenicë gjatë historisë, dhe kjo, natyrisht, nuk nënkupton faktin e vuajtjeve të serbëve në këto zona”, ka deklaruar tutje i sanksionuari Dodik.

(Kosova Sot Online)