Kapet me marihuanë gjatë kontrollit të veturës në Vërmicë, arrestohet i dyshuari

  • E.K /
  • 23 May 2024 - 13:58
Kapet me marihuanë gjatë kontrollit të veturës në Vërmicë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Vërmicë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjatë kontrollit të tij dhe të veturës së tij është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuana.

I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar pasi tek i njëjti gjatë kontrollit të tij dhe të veturës së tij është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 125.85 gramë. Bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)