![Ja pse Izraeli do t’i ndalë luftimet sot](/uploads/kosova-sot/images/2023/December/17/200x200_nETANYAHU1702828134.jpg)
Szunyog: Çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës nuk varet nga BE-ja
![Szunyog: Çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës nuk varet nga BE-ja](/uploads/kosova-sot/images/2024/May/23/auto_7-TomaYsY-Szunyog-appointed-as-new-EU-Special-Representative-for-Kosovo1716469120.jpg)
Ambasadori i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog, ka deklaruar se çështja e anëtarësimit në Këshillin e Evropës nuk varet nga Bashkimi Evropian, por nga shtetet anëtarë të KiE-së, të cilat sipas tij, vendosin kushtet që Kosova të bëhet anëtare, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Nuk mund të flas për çështjen e Këshillit të Evropës. BE nuk është anëtare e saj. Varet nga shtetet anëtare, të cilat duhet të vendosin çfarë kushtesh të vendosin që të bëhet anëtare”.
Mos përfshirja e Kosovës në agjendën e KiE vjen pas letrës së tre liderëve evropianë dërguar kryeministrit Albin Kurti përmes së cilës kërkohet asociacioni si kusht për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës.
Kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe presidenti francez Emmanuel Macron thanë në letër se “ekziston një rrezik real që pa progres vendimtar të asociacionit, aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk do të merr mbështetjen e mjaftueshme nga shtetet anëtare”.
(Kosova Sot Online)