Marrëveshja për burgje me Danimarkën, Abazi: Gabim për imazhin e shtetit, sigurisë në Gjilan

  • E.K /
  • 23 May 2024 - 15:22
Marrëveshja për burgje me Danimarkën, Abazi: Gabim për imazhin e shtetit, sigurisë në Gjilan

Deputeti i pavarur, Haki Abazi, ka reaguar pas ratifikimi të marrëveshjes mes Kosovës dhe Danimarkës për shfrytëzimin e burgjeve, të cilën e ka parë si gabim, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se Kosova eskporton rinën jashtë vendit teksa importon të burgosurit e rrezikshëm.

Tutje, ai ka shkruar se kjo është marrëveshje e dmshme.

“Kjo marrëveshje mbanë vulën e turpit të Albulena Haxhiut dhe Kurtit”, ka shkruar Abazi.

Shkrimi i tij

Kosova exporton rininë e vet dhe klasën e mesme për shtetet evropiane, ndërsa qeveria e Kosovës merr vendim dhe sot e kalon marrëveshjen për të sjellur në Kosovë të burgosur të rrezikshëm nga burgjet e Danimarkës.

Përveç që është gabim për imazhin e shtetit, sigurisë në Gjilan dhe tutje, ky vendim është dhe shënon presedencë të rrezikshme që për një grusht para dërgojnë të burgosurit e tyre në Kosovë.

Kjo marrëveshje mbanë vulën e turpit të Albulena Haxhiut dhe Kurtit.

Të burgosurit shqiptarë po dirgjen në burgjet e Maqedonisë së Veriut në rastin Kumanova dhe jo vetëm ndërsa parlamenti i Kosovës ratifikon marrëvrshje për të sjellur të burgosur të huaj në Kosovë.

Kosova është deyruar që të dorëzoj në Hagë të akuzuarit ndërsa importon të burgosur që familjet i kanë gjithëandej botës. Kjo është poashtu shkelje e të drejtave të burgosurve dhe familjarëve të tyre.

Marrëveshja është e dëmshme dhe përplot të panjohura përfshirë edhe se si dhe ku kush do të merret me rastet e tyre kur përfundojnë dënimin ose nëse bëjnë krim brenda burgut?!

(Kosova Sot Online)