Haxhiu: Kosova është anëtarësuar në Këshillin Evropian për Mjekësi Ligjore

  • A.P /
  • 23 May 2024 - 19:08
Haxhiu: Kosova është anëtarësuar në Këshillin Evropian për Mjekësi Ligjore

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Kosova është anëtarësuar në Këshillin Evropian për Mjekësi Ligjore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Haxhiu ka thënë se Kosova në Athinë është përfaqësuar nga një delegacion i Institutit të Mjekësisë Ligjore.

“Kosova në këtë takim u përfaqësua nga një delegacion i IML-së dhe gjatë takimit delegatët e ECLM pasi shqyrtuan dokumentacionin e paraqitur nga IML, konstatuan se Kosova plotëson të gjitha kushtet duke votuar në mënyrë unanime për pranimin e Kosovës brenda familjes së madhe evropiane mjeko ligjore.”

“Ky paraqet një sukses të madh për IML dhe Republikën e Kosovës në rrugën e integrimeve evropiane përmes harmonizimit të rregullave dhe procedurave mjeko ligjore me standardet evropiane. ECLM është organ zyrtar që bashkon shtetet evropiane në trajtimin e të gjitha parimeve shkencore, edukative dhe profesionale në Evropë.”

(Kosova Sot Online)