Prishtinë: Rrëmbehet një burrë, raporton se është futur me forcë në një veturë nga dy persona të panjohur

  • E.k /
  • 24 May 2024 - 08:57
Prishtinë: Rrëmbehet një burrë, raporton se është futur me forcë në një veturë nga dy persona të panjohur

Një person ka raportuar se është rrëmbyer nga dy persona të panjohur në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas viktimës ai është futur me forcë në një veturë, ndërsa njëri nga të dyshuarit në dorë ka pasur një thikë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

Policia ka njoftuar se rasti është në hetime.

Njoftimi i Policisë:

RRËMBIM

Prishtinë 23.05.2024 – 03:52. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se është futur me forcë në një veturë nga dy persona të panjohur. Sipas viktimës njërit prej të dyshuarve ka pasur në dorë një thikë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor për shkak se shihej se kishte lëndime. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime.

(Kosova Sot Online)