Prishtinë: E mashtruan dhe ia morën mbi 90 mijë euro një personi kinse për shitjen e banesës, arrestohen një burrë e një grua

  • E /
  • 24 May 2024 - 09:16
Prishtinë: E mashtruan dhe ia morën mbi 90 mijë euro një personi kinse për shitjen e banesës, arrestohen një burrë e një grua

Njësitë për Hetimin e Krimeve Ekonomike kanë arrestuar dje një grua dhe një burrë në Prishtinë, meqë dyshohen se në bashkëkryerje përmes falsifikimit të dokumenteve, mashtrimit dhe prezantimit të rremë si persona zyrtar kanë mashtruar një burrë kinse i kanë shitur një banesë dhe i kanë marrë mbi 90 mijë euro, përcjell “Kosova Sot Online

Për të njëjtin rast, Policia ka identifikuar edhe dy të dyshuar tjerë, por që ndodhen në arrati.

Mashtrimi dyshohet të ketë ndodhur gjatë viteve 2023-2024.

Të dyshuarit pas intervistimit në prezencë të avokatëve me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Prishtinë Vitet 2023-2024. Duke zbatuar urdhrin e gjykatës, Njësitë për Hetimin e Krimeve Ekonomike, kanë bastisur dy lokacione si dhe kanë arrestuar dy persona një mashkull dhe një femër kosovarë mbi dyshimin se në bashkëkryerje përmes falsifikimit të dokumenteve, mashtrimit dhe prezantimit të rremë si persona zyrtar kanë mashtruar viktimën mashkull kosovar kinse i kanë shitur një banesë dhe i kanë marrë mbi 90 000 €. Lidhur me rastin janë identifikuar edhe dy të dyshuar meshkuj kosovarë që ndodhen në arrati. Të dyshuarit pas intervistimit në prezencë të avokatëve me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

(Kosova Sot Online)