Ja cila është autostrada më e mërzitshme në botë

  • A.P /
  • 24 May 2024 - 14:00
Ja cila është autostrada më e mërzitshme në botë

Autostrada më e gjatë e drejtë në botë ndodhet në Arabinë Saudite dhe është shpallur rruga më e mërzitshme për shoferët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Autostrada 10 lidh dy qytetet, Al Darb në jugperëndim me qytetin Al Bata në lindje. Ajo shtrihet në 1474 kilometra dhe është më e famshme për seksionin prej 240 kilometrash që kalon nëpër shkretëtirën Rub-al-Kali.

Ajo ishte rruga private e Mbretit Fahd, i cili sundoi Arabinë Saudite nga viti 1982 deri në vdekjen e tij në 2005, dhe seksioni hyri në Librin e Rekordeve Guinness si rruga më e gjatë e drejtë në botë.

Për të vozitur këtë rrugë duhen rreth dy orë, dhe është interesante se përveç faktit që nuk ka kthesa, nuk ka as kodra në rrugë, prandaj quhet autostrada më e mërzitshme për shoferët në botë.

Meqë ra fjala, deri para disa vitesh, titulli i autostradës më të gjatë të drejtë i përkiste seksionit të autostradës Eyre në Australi, e cila është 146 km e gjatë.

(Kosova Sot Online)