Arrestohet në Prishtinë burri që sulmoi fizikisht gruan e tij, në shtëpi i gjenden tri armë

  • S.A /
  • 25 May 2024 - 12:03
Arrestohet në Prishtinë  burri që  sulmoi fizikisht gruan e tij, në shtëpi i gjenden tri armë

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë, meeqë i njëjti dyshohet se ka sulmuar bashkëshorten e tij, transmeton "Kosova Sot Online ".

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, atij i janë gjetur dhe sekuestruar tri armë dhe tre karikatorë me 14 fishekë.

Ai është dërguar në mbajtje, derisa viktima ka pranuar trajtim mjekësor. “Prishtinë 24.05.2024 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar tri armë, 3 karikatorë me 14 fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online )