Betejë serioze kundër asimilimit të shqiptarëve në Serbi, fillon kursi falas për mësimin e gjuhës shqipe edhe në Sanxhak

  • S.A /
  • 25 May 2024 - 12:57
Betejë serioze  kundër asimilimit të shqiptarëve në Serbi, fillon kursi falas për mësimin e gjuhës shqipe edhe në Sanxhak

Qytetarët e krahinës  së Sanxhakut ata të cilët akoma ndihen dhe e konsiderojnë veten shqiptar, të rrezikuar nga asimilimi për shkak se regjimi serb nuk ka lejuar asnjëherë hapjen e shkollave në gjuhën shqipe, tani e tutje do të mundë ti kthehen trungut të tyre dhe mësojnë shqip duke ndjekur kursin falas dy ditë në javë. Këtë po e bënë të mundur Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar e cila drejtohet nga kryetarja e zgjedhur Amina Nuraj.

Ky është njoftimi i plotë:

NJOFTIM

Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
nga e hëna fillon me një kurs falas e gjuhës shqipe 
në ambientet e zyrës.
Kursi do të mbahet të hënën dhe
të shtunave duke filluar nga ora 19:00.

Zyra gjendet në rrugën SHABANA KOÇE
Nr 13 tek butiku “STOP and GO”.

Me respekt, kryetarja e zyrës,
Amina Nuraj 

(Kosova Sot Online )