Hyseni: Përpjekjet e delegacionit të Serbisë dhe akterëve tjerë në Beograd s’ia dolën të ndalin Kosovën drejt avancimit të statusit
Kryesuesi i Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO’s, Driton Hyseni, ka reaguar pas avancimit të Kosovës nga anëtar vëzhgues në të asociuar në këtë organizatë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Hyseni ka shkruar se Avancimi i statusit vjen pas disa viteve të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Postimi i plotë:
LAJM I MIRË PËR KOSOVËN
Me vendim të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, nga sot, 27 maj 2024, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
Avancimi i statusit vjen pas disa viteve të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Nga qershori i vitit 2014, ne përfaqësoheshim si delegacion vëzhgues.
Letrat e shumta e përpjekjet e vazhdueshme të delegacionit të Serbisë por edhe të akterëve tjerë politik në Beograd nuk ja dolën të ndalin Kosovën drejt avancimit të statusit.
Ju përcjell urimet më të përzemërta nga Sofje e Bullgarisë.
I priftë e mbara Kosovës tonë!
Driton Hyseni
Kryesues i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
(Kosova Sot Online)
