Ky është i riu kosovar i cili humbi jetën në një aksident tragjik

  • A.P /
  • 28 May 2024 - 16:00
Ky është i riu kosovar i cili humbi jetën në një aksident tragjik

Raportohet se në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një motoçilkete, ku si pasojë e lëndimeve motociklisti ka humbur jetën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Viktima është Qlirim Salihu, i cili punonte si ‘delivery’ në një piceri të hapur rishtazi në Shipol.

Policia njoftoi se stafi mjekësor ka konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të marra, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit.

(Kosova Sot Online)