Nga 1 qershori bllokohet një pjesë e rrugës Kaçanik-Hani i Elezit

  • E.k /
  • 28 May 2024 - 15:54
Nga 1 qershori bllokohet një pjesë e rrugës Kaçanik-Hani i Elezit

Ministria e Infrastrukturës njofton se duke filluar nga data 1 qershor 2024, do të bllokohet për qarkullimin e automjete një pjesë e segmentit të rrugës nacionale N2, Kaçanik- Hani I Elezit, transmeton "Kosova Sot Online".

Bllokimi i këtij segmenti bëhet për arsye të zhvillimit të punimeve në hekurudhë-pjesa jugore e hekurudhës 10 (Fushë Kosovë- Hani i Elezit).

Nëpër Autoudhën “Arbën Xhaferi” do të mund të qarkullojnë automjetet e rënda që kalojnë transit në Kaçanik.

Ndërsa, automjetet tjera mund ta shfrytëzojnë bajpasin e ndërtuar në rrugën “Agim Bajrami”( përjashtohen mjetet e rënda).

Ky vendim hyn në fuqi që nga sot dhe do të mbetet në fuqi deri në njoftimin e radhës.

(Kosova Sot Online)