
Sanduloviq ironizon me Vuçiqin: A u bë Serbia automatikisht pjesë e NATO-s, sepse sipas Vuçiqit-Kosova është “zemra e Serbisë”

Politikani serb, Nikola Sanduloviq, ka ironizuar keq me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai ka ripostuar një urim të kongresisti amerikan, Ritchie Torres në të cilin e ka përgëzuar Kosovën për avancimin e statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
Sanduloviq me ironi, i ka bërë një përgëzim presidentit Vuciq.
“E përgëzoj Aleksandar Vuçiqin që bëri të mundur që Kosova të bëhet anëtare e asociuar e @NATO-s në asamblenë parlamentare dhe e pyes nëse Serbia u bë automatikisht pjesë e NATO-s sepse Kosova është “zemra e Serbisë”?”, ka shkruar ai.
(Kosova Sot Online)