Vllasi: Serbia gjithmonë synon të organizojë provokime apo akte të ndryshme siç ishte ajo në Banjskë

  • E.k /
  • 30 May 2024 - 07:46
Vllasi: Serbia gjithmonë synon të organizojë provokime apo akte të ndryshme siç ishte ajo në Banjskë

Juristi, Azem Vllasi, ka thënë se situata në veri të Kosovës, është dukshëm më e mirë se në vitet e kaluara, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tutje, Vllasi tha se Serbia gjithmonë synon të organizojë provokime apo akte të ndryshme siç ishte ajo në Banjskë, për ta destabilizuar situatën.

“Kosova është më institucionalisht prezente edhe pse situata është brishtë. Qytetarëve u kanë ardhë të hunda bandat e Radoiçiqit. Situata është dukshëm më e mirë por duhet të jemi sy qelë dhe pas parasysh se Serbia gjithmonë synon të organizojë provokime apo akte të ndryshme siç ishte ajo në Banjskë, për ta destabilizuar situatën”, ka thënë Vllasi.

(Kosova Sot Online)