
Qalaj: Kurrë dora ime nuk çohet ta votoj një koalicion me kryeministër Albin Kurtin

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, tha se në zgjedhjet e ardhshme nuk e voton asnjë koalicion ku s’është kryeministër Bedri Hamza, përcjell “Kosova Sot Online”.
Qalaj tha se nuk do të votoj një koalicion me kryeministër Albin Kurtin.
Tutje, Qalaj tha se ky është një qëndrim personal i tij.
“Kurrë dora ime nuk çohet ta votoj një koalicion me kryeministër Albin Kurtin. Mund të votojë çfarëdo koalicioni me Bedri Hamzën kryeministër. Është qëndrim personal që nuk e ndërroj me asnjë presion në botë”, tha Qalaj.
“Nuk votoj, sidomos në raport me VV-në, asnjë koalicion ku s’është kryeministër Bedri Hamza. Kemi një greminë të madhe në mes. S’ka ndërru mendim as VV për PDK-në, as për liderët që i kemi në Hagë. As ne s’i kemi ndërruar asnjë qëndrim”, tha ai.
(Kosova Sot Online)