Haxhiu mirëpret arrestimin e shtatë administratorëve dhe mbylljen e “Albkings": Viktima të këtij grupi do të mbetet plagë dhe traumë jetësore

  • E /
  • 30 May 2024 - 14:58
Haxhiu mirëpret arrestimin e shtatë administratorëve dhe mbylljen e “Albkings

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur “angazhimin institucional të policisë dhe prokurorisë në mbylljen dhe arrestimin e personave që administronin grupin famëkeq të telegramit “Albkings”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Haxhiu ka thënë se “Albkings” për shumë gra e vajza do të mbetet plagë dhe traumë jetësore.

"Albkings" mund të jetë një lajm i pasdites apo mbrëmjeve por për shumë vajza dhe gra, viktima të këtij grupi do të mbetet plagë dhe traumë jetësore.

Si institucione e kemi për obligim që të mos lejojmë individë apo grupe njerëzish me mendësi kriminale që përmes rrjeteve sociale apo formave të tjera të shkatërrojnë jetët e vajzave dhe grave”, ka shkruar Haxhiu.

(Kosova Sot Online)