Sanduloviq: Ja pse e përgëzoj Aleksandar Vuçiqin

  • A.P /
  • 30 May 2024 - 22:13
Sanduloviq: Ja pse e përgëzoj Aleksandar Vuçiqin

Politikani serb Nikola Sanduloviq, i cili vazhdimisht përndiqet nga shteti serb për shkak të vizitës që i bëri varrezave të familjes Jashari në Prekaz, ka ironizuar keq me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka ripostuar një urim të kongresisti amerikan, Ritchie Torres në të cilin e ka përgëzuar Kosovën për avancimin e statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Sanduloviq me ironi, i ka bërë një përgëzim presidentit Vuciq.

“E përgëzoj Aleksandar Vuçiqin që bëri të mundur që Kosova të bëhet anëtare e asociuar e @NATO-s në  asamblenë parlamentare dhe e pyes nëse Serbia u bë automatikisht pjesë e NATO-s sepse Kosova është “zemra e Serbisë”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)