Radoiçiq gati të futet në shtëpinë e tij të re dhe luksoze

  • A.P /
  • 31 May 2024 - 16:18
Radoiçiq gati të futet në shtëpinë e tij të re dhe luksoze

Krimineli Milan Radoiçiq është gati të fitet në shtëpinë e tij të re në një lagje luksoze në Dedinje të Serbisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai jo vetëm që është i lirë, por po vazhdon ndërtimin e shtëpisë së tij pa u penguar nga askush. Fqinji i tij i parë është Zvonko Veselinovq.

Milan Radoiçiq, njeriu kryesor që kreu sulmin terrorist në Banjskë, Nikola Petroviq, kumbari i Presidentit të Serbisë, dhe gruaja e kumbarit të Radoiçiqit, Zvonko Veselinoviç, po blejnë pasuri të re të patundshme me vlerë në një lokacion prestigjioz në Beograd. Vila luksoze janë në ndërtim e sipër në parcelat stërgjyshore të Radoiçiqit dhe gruas së Veselinoviçit, dhe emëruesi i përbashkët për të gjitha këto prona është Davor Macura, pronari i Alta Bank, i cili shpesh lidhet me Partinë Progresive Serbe në pushtet.

(Kosova Sot Online)