Vdes shoferi nga Shkupi, sëmuret gjatë vozitjes, del nga rruga dhe përpalset me një pemë

  • E.k /
  • 01 June 2024 - 17:16
Vdes shoferi nga Shkupi, sëmuret gjatë vozitjes, del nga rruga dhe përpalset me një pemë

Në Shkup një person ka ndërruar jetë, pasi ka pësuar atak në zemër derisa po ngiste veturën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftim thuhet se mjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

“Më datë 31.05.2024 në ora 17:50 në SPB Shkup është raportuar se në bulevardin “Sllovenia” në Shkup, K.V. i cili po transportonte një pasagjer, pasi i njëjti është sëmurë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë”, ka njoftuar policia atje.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e tij si pasojë e një ataku kardiak.

(Kosova Sot Online)