Një person theret me thikë, ia mbath nga vendi i ngjarjes

  • A.P /
  • 02 June 2024 - 09:13
Një person theret me thikë, ia mbath nga vendi i ngjarjes

Raportohet se një person në Mitrovicë ka raportuar se është sulmuar me thikë nga një person tjetër, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

I dyshuari nuk është hasur.

Policia njofton se dyshohet që motivi i rastit është një hasmëri e mëhershme.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR- Rr. Evlia Qelebia, Mitrovicë 01.06.2024-14:30. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se është sulmuar me një mjetë  të mprehtë –thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal   ku edhe është duke vazhduar trajtimin. Dyshohet se motivi i rastit është  një hasmëri e mëhershme. I dyshuari nuk është hasur dhe as mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra.”

(Kosova Sot Online)