Osmani e uron presidenten e parë grua në Meksikë: Shpresoj për një mundësi bashkëpunimi të zgjeruar mes vendeve tona

  • E /
  • 04 June 2024 - 09:10
Osmani e uron presidenten e parë grua në Meksikë: Shpresoj për një mundësi bashkëpunimi të zgjeruar mes vendeve tona

Claudia Sheinbaum, shkencëtare për klimën dhe kolege e afërt e presidentit popullor në largim, Andres Manuel Lopez Obrador, i fitoi një shumicë dërrmuese votash zgjedhjet, duke u bërë presidentja e parë grua e Meksikës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar presidenten e sapozgjedhur.

Osmani ka shkruar se shpreson se presidenca e saj do të ofrojë një mundësi për bashkëpunim tëzgjeruar me Kosovën.

“Urime Presidentes së zgjedhur në zgjedhjen e saj historike si presidentja e parë grua e Meksikës. Në një botë që përballet me shumë sfida, është frymëzuese të shohësh më shumë gra që marrin role udhëheqëse. Shpresoj se presidenca e saj do të ofrojë një mundësi për bashkëpunim të zgjeruar mes vendeve tona”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)