Kurti takohet Orhan Pamuk: Në fillim nuk besova që po më fton për darkë, aq shumë i interesuar për Kosovën

  • E.k /
  • 04 June 2024 - 09:58
Kurti takohet Orhan Pamuk: Në fillim nuk besova që po më fton  për darkë, aq shumë i interesuar për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se është takuar me shkrimtarin e njohur turk, Orhan Pamuk, në Stamboll, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në fillim, Kurti ka thënë se nuk besonte se shkrimtari i njohur, fitues i çmimit Nobel për Letërsi, e kishte ftuar për darkë.

Kurti ka thënë se Pamuk ishte aq shumë i interesuar për Kosovën, shqiptarët e Ballkanin.

“Në fillim nuk i besova doktorit Bilgin Sait, që shkrimtari Orhan Pamuk po më fton për darkë. Gjersa afrohej mbrëmja, minutat më dukeshin të gjata porsi orët, ndërkaq tri orë e gjysmë me të më ikën porsi minutat. Në restoranin Sur Balık-Cihangir të lagjes Beyoğlu në Stamboll temat e bisedës ndërroheshin më shpesh se pjatat mbi tryezë. Mbase arritëm të shkruajmë përmbledhjen hyrëse të kapitujve të miqësisë sonë të ardhshme. Artisti Orhan Pamuk, fitues i çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2006, ka një dashamirësi spontane dhe vëmendje të frikshme. Dhe, aq shumë i interesuar për Kosovën, shqiptarët, Ballkanin. Nder që nuk e shpjegoj, kënaqësi që nuk e përshkruaj”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)