Lipjan: Një person raporton se dikush shtiu me armë dhe hodhi dy granata dore në drejtim të një makinerie dhe kontejneri

  • E.k /
  • 04 June 2024 - 10:56
Lipjan: Një person raporton se dikush shtiu me armë dhe hodhi dy granata dore në drejtim të një makinerie dhe kontejneri

Një person në Lipjan ka raportuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë hedhur dy granata dore në drejtim të një makinerie dhe kontejneri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se janë gjetur dy siguresa të granatës në vendin e ngjarjes.

Rasti është në hetime.

“VRASJE NË TENTATIVË- Lipjan / 02.06.2024 – 23:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë hedhur dy granata dore në drejtim të një makinerie dhe kontejneri, ku si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Në vendngjarje janë gjetur dy siguresa të granatës së dorës. Rasti është duke u hetuar.”

(Kosova Sot Online)