
Klinë: Një grua largohet nga shtëpia dhe i lë fëmijët pa përkujdesje, rasti në hetime

Policia e Kosovës është njoftuar dje për një rast në Klinë, ku një grua është larguar nga shtëpia dhe i ka lënë fëmijët pa përkujdesje, përcjell “Kosova Sot Online”.
Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kompetent me urdhër të të cilit janë iniciuar rastet “Dhunë në familje dhe keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.
Rasti është në hetime.
“Klinë / 01.06.2024 – 23:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se e dyshuara femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe ka lënë fëmijët pa përkujdesje. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kompetent me urdhër të të cilit janë iniciuar rastet si më lartë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)