
U hodh nga kati i dytë i pallatit ku jetonte, vdes 65-vjeçarja

Një 65-vjeçare i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i dytë i pallatit ku jetonte sot në mëngjes në Fier, përcjell “Kosova Sot Online”.
Policia ka njoftuar se 65 vjeçarja dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është hedhur nga kati i dytë i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 05.06.2024, rreth orës 06:30, në lagjen "Apollonia", Fier, shtetasja Sh. K., rreth 65 vjeçe, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është hedhur nga kati i dytë i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
(Kosova Sot Online)