Prizren: Shiste dhe shpërndante marihuanë nga banesa, arrestohet i dyshuari

  • E /
  • 05 June 2024 - 11:45
 Prizren: Shiste dhe shpërndante marihuanë nga banesa, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Prizren nën dyshimin për shitje dhe shpërndarje të narkotikëve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia kishte pranuar informacione se i dyshuari nga banesa e tij në Prizren në intervale të ndryshme kohore ka shitur dhe ka shpërndarë substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë

“Me datën 04.06.2024 rreth orës 19:00, në kuadër të planit operativ të lartcekur, DHTN-njësia në Prizren, ka pranuar informacione se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se nga banesa e tij në Prizren në intervale të ndryshme kohore ka shitur dhe ka shpërndarë substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.”

Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar:

• një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme prej rreth 14.56 gramë (e përgatitur për shitje),

• një qese plastike me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë me peshë prej rreth 1.69 gramë (e përgatitur për shitje),

• një telefon mobil,

• një pako me folje alumini,

• njëqind e dymbëdhjetë (112) euro para të gatshme.

I dyshuari, pas intervistimit, është ndaluar.

“Lidhur me rastin personi i dyshuar është dërguar për intervistim, ku pas intervistimit ndaj të njëjtit është shqiptuar masa e ndalimit policor, derisa me procedurat e mëtejme hetimore lidhur me këtë rast vazhdojnë të merren njësitë përkatëse policore.”

(Kosova Sot Online)