Nura publikon foto të shtatores së Leotrimit që do vendoset në Skenderaj

  • E.k /
  • 05 June 2024 - 15:28
Nura publikon foto të shtatores së Leotrimit që do vendoset në Skenderaj

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka njoftuar se do t’i ngrihet shtatore Leotrimit, djalit të heroit Malush Ahmeti, që është vrarë 25 vjet më pare, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nura ka thënë se kjo shtatorja do të vendoset në qendër të Skenderajt.

“Me njërën dorë mbi bark në përpjekje për të ndalur dhimbjet e shkaktuara nga plagët e luftës, dhe tjetrën mbi librin nga mësimet që u ndalen përgjithmonë, janë kujtim i pavdekësisë së Leotrimit – djali i heroit Malush Ahmeti, dhe thirrjes rrëqethëse drejtuar nënës së tij, pak para se shpirti i pastër e i pafajshëm të kalojë në amshueshmërinë dhe lavdinë e dëshmorëve të lirisë së Kosovës, një kryevepër si kjo që do të zë vend në qytetin tonë, për të na mbajtur syçelë nëpërmjet vuajtjeve të Leotrimit, për mizoritë që u shkaktuan 25 vite më parë, në rrugën tonë të mbërritur te liria e shumëkërkuar. Me ndjenja të përziera, por më shumë i emocionuar nga malli për jetën e tij që u shua në fillet e saj, jam i lumtur që po e rikthejmë nëpërmjet kësaj vepre artistike nga duart e arta të skulptorit Sabri Behramaj, kujtimin për Leotrimin, në qendër të Skenderajt!”

(Kosova Sot Online)