Aksidenti në Prishtinë, lëndohen tre persona, vozitësja e motoçikletës në gjendje të rëndë

  • E.k /
  • 07 June 2024 - 11:15
Aksidenti në Prishtinë, lëndohen tre persona, vozitësja e motoçikletës në gjendje të rëndë

Aksidenti në Prishtinë, tre persona të lënduar – vozitësja e motoçikletës në gjendje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident të rëndë që ka ndodhur dje në mbrëmje në Prishtinë, përcjell "Kosova Sot Online".

Siç njofton Policia aksidenti ka ndodhur në mes të dy automjeteve dhe një motoçiklete.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, vozitësja e motoçikletës e cila është në gjendje të rëndë dhe dy pasagjerë, një mashkull dhe një femër kosovare”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara femër shtetase e huaj dhe e njëjta me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

(Kosova Sot Online)