
Azemi: Më vjen keq për pozitën e biznesmenëve çfarë kanë ra në mungesë të punëtorëve

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se pagat duhet të rriten në sektorin privat, sepse ikja e punëtorëve për shkak të kushteve të këqija, po i lë bizneset pa ta, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Azemi ka theksuar se i vije keq për bizneset të cilat nuk po gjejnë punëtorë, por që sipas tij, vet e kanë sjellë këtë situatë, për shkak të mos krijimit të kushteve me të mira për ta.
“Kanë hezituar që të ofrojnë kushte minimale dhe tani unë nuk e kam menduar kurrë se do të më vije keq për biznesmen, për punën që ai ka bërë, po megjithatë, po them se edhe ne kemi shpirt seriozisht, po them se më vjen keq për pozitën e biznesmenëve çfarë kanë ra në mungesë të punëtorëve, por këta e kanë bërë vetë, pronarët e kompanive së bashku me politikat e qeverisë së Kosovës”, ka thënë Azemi.
(Kosova Sot Online)