Ndërron jetë në vend i riu pasi humb kontrollin e motorit
Raportohet se një 35-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor në orët e para të mengjesit të kësaj të diele në Vlorë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas Policisë, i riu ka humbur kontrollin e motomjetit dhe për pasojë është rrëzuar duke humbur jetën.
Grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave.
(Kosova Sot Online)
