25 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes që i dha fund luftës në Kosovë

  • A.P /
  • 09 June 2024 - 11:00
25 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes që i dha fund luftës në Kosovë

Sot bëhen 25 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës, me të cilin iu dha fund luftës në Kosovë, duke u dorëzuar ish-ushtria e Jugosllavisë dhe kapitullimi i kriminelit, Sllobodan Millosheviq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Me këtë marrëveshje, Serbia është detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova. Marrëveshjen e Kumanovës, ndërmjet NATO-s dhe RFJ-së, e nënshkruar më 9 qershor 1999, hyri në fuqi më 11 qershor 1999. Atë e nënshkruan Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës serbe, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid.

Marrëveshja është arritur pas fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe për 78 ditë me radhë, dhe pas përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Kosovë, gjatë të cilës mbi 10 mijë njerëz janë vrarë, rreth 5 mijë të tjerë të zhdukur dhe mbi një milion shqiptarë të zhvendosur. Shkatërrimet materiale po ashtu kanë qenë masive.

(Kosova Sot Online)