Gërvalla për Tony Blair: Gjatë luftës ai u shqua si mbështetësi më i fuqishëm i popullit të Kosovës dhe çlirimit të tij
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka mirëpritur mbrëmë në Aeroportin e Prishtinës, ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, përcjell “Kosova Sot Online”.
Gërvalla ka shkruar se gjatë luftës ai u shqua si mbështetësi më i fuqishëm i popullit të Kosovës dhe çlirimit të tij.
Ajo ka shtuar se si mik i madh i Kosovës, Blair do të marrë pjesë në shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës nga okupatori serb.
Postimi i saj:
Mbrëmë pata privilegjin e jashtëzakonshëm t’i uroj mirëseardhjen në Republikën e Kosovës ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Blair.
Gjatë luftës ai u shqua si mbështetësi më i fuqishëm i popullit të Kosovës dhe çlirimit të tij, duke qenë ndër figurat kryesore të nismës së përbashkët të 19 shteteve anëtare të NATO-s për ndaljen e luftës dhe gjenocidit në Kosovë.
Si mik i madh i Kosovës, z. Blair do të marrë pjesë në shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës nga okupatori serb.
(Kosova Sot Online)
