Blair: Përgëzime popullit të Kosovës, mezi pres ta shoh ditën që Kosova të zërë vend në familjen evropiane

  • E.k /
  • 10 June 2024 - 10:58
Blair:  Përgëzime popullit të Kosovës, mezi pres ta shoh ditën që Kosova të zërë vend në familjen evropiane

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, pas takimit me presidentes e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur shkurt para mediave, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Emocione të thella të jem këtu. Përgëzime popullit të Kosovës për guximin dhe vendosmërinë e tyre të palëkundur që ta shfrytëzojnë atë për çlirimin e vendit. Atëherë isha i bindur që ishte gjëja e duhur për ta bërë, dhe sot jam i bindur që të jem përkrah popullit të Kosovës”, u shpreh Blair në konferencën me Osmanin.

Blair ka thënë se mezi pret që Kosova, në të ardhmen, të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Këtu po ndodhin shumë gjëra pozitive, që janë në të mirë për gjithë botën. Mezi pres ta shoh ditën që Kosova të zërë vend në familjen evropiane. Së shpejti do t’i adresohem deputetëve të Kuvendit por edhe njëherë dua të shpreh solidaritetin me njerëzit e Kosovës”, tha Blair.

(Kosova Sot Online)