
Rafuna: Duhet investime publike, private e shërbime sa më të mëdha për të pasur ndikim në zhvillimin ekonomik

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka deklaruar se vonesat e Qeverisë për t’i subvencionuar bizneset shkaktojnë pasiguri dhe sfida, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Nuk është mirë që ka vonesa, sepse shkakton sfida për bizneset dhe pasiguri”, tregon Rafuna.
Ai thotë se duhet të ketë investime publike e private sa më të mëdha për tw pasur ndikim në zhvillimin ekonomik.
Sipas Rafunës, “Super Puna” nuk po ndikon në zhvillim ekonomik.
“Platforma e Qeverisë kështu siç po shkon tani nuk ka ndikim në zhvillim ekonomik. Duhet investime publike, private e shërbime sa më të mëdha për të pasur ndikim në zhvillimin ekonomik”.
(Kosova Sot Online)