40-vjeçari gjendet pa ndjenja në lumin e Lanës, vdes në spital

  • E.k /
  • 11 June 2024 - 15:52
40-vjeçari gjendet pa ndjenja në lumin e Lanës, vdes në spital

Një 40-vjeçar që u gjet pa ndjenja në lumin e lanës ka humbur jetën në spoital, bëri të ditur Policia e Tiranës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Viktima E.D 40-vjeç, u gjet një ditë më parë në ujërat e lumit dhe u transportua në spital.

Policia ka njoftuar se dyshohet se ky shtetas vuante nga sëmundje të shëndetit mendor dhe ishte perdorues i lëndëve narkotike.

“Ditën e djeshme, është konstatuar në ujërat e lumit Lana, shtetasi E. D., 40-vjeç, i cili pasi është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, ka humbur jetën.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas vuante nga sëmundje të shëndetit mendor dhe ishte perdorues i lëndëve narkotike. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia.

(Kosova Sot Online)