Buxhovi: Kam dokumente se si disa njerëz folën fjalë te rënda për Hamëz Jasharin

  • A.P /
  • 11 June 2024 - 22:31
Buxhovi: Kam dokumente se si disa njerëz folën fjalë te rënda për Hamëz Jasharin

Jusuf Buxhovi, historian, që ka bashkëpunuar me Ibrahim Rugovën në LDK-në e viteve të 90’ta, ka thënë se Hamëz Jashari ka qenë nismëtar për themelimin e LDK-së në Skenderaj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Por, ai ka shtuar se disa njerëz kanë folur shumë fjalë të rënda për të.

Nuk përmendi emra, por shton se dy arkiva i ka deponuar jashtë.

Shton se po të dalin ata emra dhe fjalët e tyre “mund të ketë edhe vrasje”.

“Hamza ka qenë një prej nismëtare të atij procesi të LDK-së në Skenderaj ka dështu për dy vota nuk është pranu. Nuk është problemi i atyre dy votave, është problemi çka kanë fol njerëzit kundër tij aty”.

“Unë i kam ruajt ato, i kam deponu dy arkiva jashtë me shifër, sepse po dalin ato vrahen njerëzit”, ka deklaruar ai. 

(Kosova Sot Online)