
Bielamowicz sjell videon historike të gjeneralit gjerman në Prizren, ai i dha afat trupave serbe që të largohen për 30 minuta nga Kosova

Jakub Bielamowicz, një ndër analistët e njohur të gjeopolitikës dhe studiues i Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Qendrore ka rikujtuar një video historike të ditës së çlirimit të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai ka sjell pamje nga momenti kur një komandant gjerman i largon trupat serbe nga Prizreni për vetëm 20 minuta.
“Një çerek shekulli më parë, komandanti gjerman Helmut Harff u thotë trupave serbe në Prizren se kanë vetëm 30 minuta për t’u larguar nga Kosova. Pasi shkëmbejmë disa fjalë: Koha po mbaron. Ky është fundi i diskutimit. Tani ju kanë mbetur vetëm 28 minuta”, shkruan ai.
(Kosova Sot Online)