NATO: Puna jonë në Kosovë mbetet sigurimi i paqes dhe lirisë së lëvizjes

  • A.P /
  • 12 June 2024 - 17:15
NATO: Puna jonë në Kosovë mbetet sigurimi i paqes dhe lirisë së lëvizjes

Me rastin e 25 vjetorit të ndërhyrjes së forcave ushtarake të Aleancës Veri-Atlantike në Kosovë, kanë shkruar nga NATO përmes një postimi në faqen zyrtare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nga misioni i NATO-s theksojnë se roli i Aleancës është për të mbajtur një ambient të qetë dhe për të siguruara lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe në linjë me mandatin e dhënë nga Kombet e Bashkuara.

“Sot shënohen 25 vjet nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë. Misioni punon për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”, thuhet në reagim.

(Kosova Sot Online)