
Prishtinë: Dogji tri vetura, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se kishte djegur tri vetura, përcjell “Kosova Sot Online”.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
"ZJARRVËNIE & SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Prishtinë / 10.12.2023 – 04:30. Më 12.06.2024, pas hetimeve të zhvilluara, është lokalizuar dhe është arrestuar një mashkull kosovar si i dyshuar për djegien e tri veturave. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje:, thuhet në njoftimin e Policisë.
Fotografia është ilustruese
(Kosova Sot Online)