Qeveria shpërblen edhe këtë vit mërgimtarët, nuk do ta paguajnë sigurim kufitar, shpenzimet i mbulon Qeveria

  • S.A /
  • 13 June 2024 - 12:35
Qeveria shpërblen edhe këtë vit mërgimtarët,  nuk do ta  paguajnë  sigurim kufitar, shpenzimet i mbulon Qeveria

Qeveria e Kosovës ka ndarë 3 milionë euro për mbulimin e polisës kufitare për mërgimtarët, transmeton "Kosova Sot Online".

Vendimi është miratuar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të mbajtur të enjten.

“Ky vendim ka të bëjë me masa mbështetëse për mërgatën tonë, e cila parasheh mbulimin e polisës kufitare për bashkëatdhetarët që vijnë në Republikën e Kosovës për kohën sa qëndrojnë këtu”, ka thënë ministri i Financave, Hekuran Murati.

Qeveria e Kosovës i ka mbuluar shpenzimet e polisës kufitare për mërgimtarët edhe gjatë tri viteve paraprake.

(Kosova Sot Online )