E rëndë: Qyetari bie nga shkëmbi dhe humb jetën

  • A.P /
  • 13 June 2024 - 23:22
E rëndë: Qyetari bie nga shkëmbi dhe humb jetën

Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Moglicë të Maliqit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Raportohet se një 59-vjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë nga shkëmbi, teksa shkoi për të mbledhur bimë mjekësore.

Sipas informacioneve policore, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Gjarprit.

Sipas dëshmive, Islam Pashollari, kishte shkuar në këtë zonë për të mbledhur çaj, por nga pakujdesia dyshohet se është rrëzuar dhe si pasojë ka humbur jetën.

(Kosova Sot Online)