Meta: SPAK, aleat i verbër i Ramës

  • A.P /
  • 13 June 2024 - 19:48
Meta: SPAK, aleat i verbër i Ramës

Në një konferencë për mediat, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, hodhi akuza të forta ndaj SPAK duke e cilësuar atë si aleat të verbër të Edi Ramës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I pyetur nga gazetarët, Presidenti Meta tha se nuk kishte asnjë besim te SPAK dhe tregoi edhe disa nga pyetjet që i ishin bërë nga prokurorët.

Presidenti i Partise se Lirise, tha në një konferencë për mediat se ishte thirrur në SPAK me cilësinë e denoncuesit kryesor të Ramaformës.

Meta e konsideroi SPAK si aleatin më të verbër të Edi Ramës dhe theksoi se nuk kishte asnje besim te Prokuroria e Posaçme.

Meta rrefeu per gazetaret edhe disa nga pyetjet qe I ishin bere atij nga prokuroret e SPAK.

Meta tha se ishte thirrur në SPAK si denoncues betimit te Lana, te kandidates për gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese, si denoncues i planeve për ndarjen e Kosovës, duke mos i dekretuar Edi Ramës kandidatin e propozuar si ministër të Jashtëm, si denoncues i aferës së detit, që ka si protagonist kryesor Edi Ramën.

Ai shtoi se ishte thirrur ne SPAK, institucion  ky që nuk ka hetuar asnjë nga çështjet e krimeve zgjedhore apo si denoncues i inceneratorëve, me lekët e të cilëve Edi Rama bleu zgjedhjet.

(Kosova Sot Online)